FOTO/ Lorik Cana bëhet trajner i klubit të njohur shqiptar?

190

FOTO/ Lorik Cana bëhet trajner i klubit të njohur shqiptar?

Moebel THEMA

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është një ndër kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës së Shkëndijës së Tetovës.

Mirel Josa është një nga kandidatët favoritë, ndërkohë që tifozët e kanë bërë të ditur se duan një trajner shqiptar.

Me Josën bisedimet janë të konfirmuara, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe dy emra të tjerë raporton “Sport Ekspres”.

Bëhet fjalë për Lorik Canën që sapo ka marrë liçensën “UEFA B” dhe Besnik Hasin e shkarkuar pak kohë më parë nga Legia e Varshavës.

Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe pritet vendimi i klubit të Shkëndijës për të mësuar se kush ta marrë drejtimin e tetovarëve.

Image

Lexo edhe

Comments