FOTO/ Ndahet nga jeta mjeshtri shqiptar i cirkut

227

FOTO/ Ndahet nga jeta mjeshtri shqiptar i cirkut

Moebel THEMA

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në SHBA, Telat Agolli, një nga figurat më të shquara të artit të cirkut në Shqipëri, ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranë (viti 1952), si profesionist.

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllimet më të thella, familjes, të afërmve, miqve dhe sidomos Cirkut Kombëtar, artistët e të cilit janë vazhdim i shkollës së Mjeshtrit Telat Agolli.

Kush është Telat Agolli:

Emër: Telat

Atësi: Myzafer

Mbiemër: Agolli

Datëlindja: 15/02/1932

Vendlindja: Tiranë

Arsimi i lartë (Instituti i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”

Kualifikimi  një vit në R.P.Kinës (1960-1961, për akrobaci)

Aktiviteti sportiv

• Kampion i vendit në gjimnastikë (viti 1954)

• Kampion Kombëtar absolut prej 20 vjetësh në ngritje peshe me 99 rekorde kombëtare (aktiviteti 1950-1972)

• Trajner Sporti i Klubit “17 Nëntori” dhe i ekipit kombëtar në ngritje peshe, ku u shqua për rezultate të larta në nxjerrjen e talenteve të reja e kampionë të ardhshëm në peshëngritje (përmendim Ymer Pampurin Kampion Kombëtar dhe Olimpik, Bujar Bodinakun dhe Mirjam Hakanin, Kampionë dhe Rekordmenë Kombëtarë.

Tituj dhe merita në sport

• Mjeshtër Sporti

• Mjeshtër i merituar i Sportit

• Nder i Sportit Shqiptar (nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, 21/04/2000, Tiranë)

• Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar

• Kupa dhe medalje të ndryshme, vlerësuese dhe simbolike, dhënë nga në spektakle e ceremoni sportive dhe artistike

• Nder i Sportit të Peshëngritjes, viti 2010

Aktiviteti Artistik

• Ka qenë ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranë (viti 1952), si profesionist;

• Ka qenë kryesori në bërthamën e akrobatëve në Estradën e Tiranës;

• Krijuesi dhe themeluesi i Cirkut Profesionist Shqiptar;

• Ka qenë drejtues, në rolin e Udhëheqësit Artistik e shpesh si regjisor i Trupës së Cirkut, duke e çuar këtë trupë dhe këtë art në arritje të larta profesionale e artistike, në nivele bashkëkohore ndërkombëtare;

• Në këtë aktivitet është shquar për nivel të lartë ekzekutimi interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut, të cilat kanë qenë të shumta, ku spikasin etydet akrobatike, numrat e ajrit, ato të ekuilibrit në trungje e biçikleta, në atë të ekuilibrit me bambu në ballë e supe, etj.;

• Ka qenë ndër të parët dhe inspiruesit në vënien e artit të cirkut në drejtim të krijimtarisë, ekzekutimit dhe interpretimit në tabanin kombëtar dhe frymën popullore;

• Ka qenë njohës i mirë i zhanreve dhe varieteteve të cirkut, duke ndihmuar në punën si krijues , të cilat janë të shumta dhe origjinale;

• Ka një meritë kryesore dhe të padiskutueshme në përkrahjen e elementit të ri, duke e parë atë si një domosdoshmëri në përparimin e artit të cirkut;

• Ka një meritë të veçantë në ndarjen e cirkut si institucion më vete (1973), në marrjen e çadrës arenë, në fuqizimin e trupës me artistë të rinj;

• Vitet në karrierën artistike (1952-1976 dhe 1984-1993);

• U dënua nga sistemi komunist me motivacionin “Agjitacion dhe propagandë ndaj sistemit” (1976-1982), vit kur u lirua nga burgu. Më pas u kthye ne cirk, duke dhënë kontributin më të madh në ecurinë e mëtejshme të cirkut, në rolin e artistit dhe udhëheqës artistic.

Tituj në art

• Artist i Merituar (1969)

• Artist i Popullit (1975)

Tituj të tjerë

• Mirënjohje e qytetit të Tiranës (nga Këshilli Bashkiak, për vlera të larta qytetarie dhe intelektuale, të vëna në shërbim të qytetit të Tiranës) 21/04/2000, Tiranë

Comments