‘Na bëri magji të zezë’, babai me djemtë rrëmbejnë dhe torturojnë një burrë


Në orët e pasdites së djeshme, një qytetar i Kosovës ka kërkuar ndihmën e policisë pasi edhe më datë 11 tetor, rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga një baba me dy djemtë e tij në Shirokë të Suharekës, njofton Policia e Kosovës.
Të dyshuarit e kishin futur viktimën në bodrumin e shtëpisë së tyre dhe e kishin lidhur me rrip e më pas e kishin torturuar fizikisht duke i shkaktuar plagë në trup, që u provuan edhe nga eksperti ligjor, transmeton Koha.net .
Pas rreth katër orëve, dy fqinj të rrëmbyesve e kishin liruar viktimën.
Policia nis hetimet dhe gjeti rripin e zi që ishte përdorur për ta lidhur.
Pas hetimeve fillestare, mendohet se motivi i këtij rrëmbimi ishte pretendimi e babait me djemtë se viktima i kishte bërë magji të zezë njërit prej tyre.
Prokurori i shtetit urdhëroi arrestimin e tre rrëmbyesve.