FOTO/ Porsche shpjegon arsyet përse vdiq Paul Walker në aksident (Kujdes, pamje të rënda)


Kompania e automjeteve “Porsche” ka fituar gjyqin dhe ka shpjeguar faktet për vdekjen e aktorit të njohur hollivudian Paul Walker në nëntor të 2013.
Vajza e aktorit të ndjerë bëri fajtor ‘Porschen’ për aksidentin tragjik, makinë me të cilën udhëtonte Walker kur u përplas.
Në bazë të fakteve, Paul Walker po drejtonte makinën shumë shpejt në një rrugë me shpejtësi të limituar dhe kjo ka bërë që makina të humbiste kontrollin, duke u përplasur me një pemë.
Pas përplasjes me pemën, makina ka shpërthyer dhe Paul Walker me pasagjerin në makinë gjetën vdekjen e menjëhershme.
Pas aksidentit tragjik, u raportua se makina Porsche kishte probleme në sistemin e drejtimit, pretendim ky që u hodh poshtë.