Foto/ Shitet në ankand fustani që Marilyn Monroe ka veshur në ditëlindjen e Presidentit Kennedy

290

 

258899

Pavarësisht polemikave që lidhen me emrin e saj, Marilyn Monroe ka qenë dhe mbetet një ikonë e hollivudit dhe modës.

Fustani i saj të cilin e ka veshur për ditëlindjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, është shitur në ankand për 4.8 milionë dollarë.

Mësohet se atë e ka blerë zinxhiri i muzeve Ripley’s Believe It or Not.

Monroe ka kënduar në festën e ditëlindjes së presidentit, më 1962, këngën “Happy Birthday Mr President”.

Ajo ka vdekur nga mbidoza e drogës vetëm tre muaj pas kësaj performance.

258901258900258902

Comments