FOTO/ Zbulohet klubi i madh italian që kërkon De Biasin

Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazzaroni nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka zbuluar që skuadra e Interit interesohet për të marrë shërbimet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi.
Për shkak të paraqitjeve të dobëta drejtues të Interit po mendojnë të shkarkojnë trajnerin holandez, Frank De Boerin.

Pavarësisht se De Biasi ka thënë se do të respektojë kontratën me kuqezinjtë, sërish emri i tij është në qendër të vëmendjes për shkak të punës me kuqezinjtë.
Pas javës së 9-të, Interi renditet në vendin e 14-të me vetëm 11 pikë të grumbulluara.