Fotografi kap momentin e kafshimit nga gjarpri (Foto)

379

Moebel THEMA

 

Fotografi Mark Laita përmendet në Wikipedia për një arsye të egër dhe të pazakontë. Ai ishte kafshuar nga gjarpri që njihet si Mamba e Zezë e që është një prej atyre më vdekjeprurësve, shkruan PetaPixel. Por që ky i kishte mbijetuar. E momentin e kafshimit madje ai e kishte ngrirë në fotografi, rastësisht.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në vitin 2013, atëherë kur Laita po punonte për të fotografuar speciet e gjarpërinjve spektakolar, për projektin e tij të titulluat Serpentine.

Njëri nga ta që e kishte përzgjedhur Laita ishte Mamba e Zezë, një gjarpër tejet agresiv dhe ndër më të rrezikshmit për njeriun. Pas kafshimit të tij, njeriu mund të kolapsojë brenda 45 minutave dhe vetëm disa orë më pas të vdes.

Para se të dal antihelmi gjitha kafshimet nga ky lloj zvarraniku kushtonin me jetë, transmeton Klan Kosova.

Nga gjarpri që u kafshua, u tha se  ishin hequr gjëndrat e helmit, por prapë se prapë ai vazhdonte të ishte helmues.

“Gjaku më rrodhi. Të dy dhëmbët helmues i kishte ngulur në arterien e këmbës sime, sikur saktësisht po e dinte se çfarë po bënte”, kishte rrëfyer Laita.

Minutat po kalonin, edhe orët më pas e Laita ende po ndjehej mirë – por ekspertët i propozuan që të niset drejt spitalit duke besuar se organizmi i tij tashmë ishte mbushur helm.

 Por që ky besoi se nuk bëhej fjalë për diçka të tilla, duke konsideruar kafshimit si “të thatë” dhe se gjarpri s’kishte arritur ta lëshonte helmin, ose ai kishte dalë jashtë bashkë me gjakun pas kafshimit.

E kur shkoi në shtëpi, po shikonte punën e gjithë ditës, ndër të tjera pa se kishte kapur edhe momentin kur gjarpri e kishte kafshuar.

T’i shpëtosh Mambas së Zezë pa u trajtuar është shumë e rrallë, prandaj ky është tregimi që Wikipedia i ka bërë Laitas.

Dhe po, edhe ky gjarpër e ka fotografinë e tij në librin e Laitas, edhe pse ajo kishte provuar ta mbys.

gjarpri1

Comments