Fuoristrada merr para furgonin e patrullës së policisë, vdes një efektiv plagosen dy në Kamëz. Kush janë shkaktarët…

620
fresco
midle

aksident

 

 

 

 

 

Një efektiv i policisë së Shtetit ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz.

Ka qenë një fuoristradë tip ‘Lexues’ që duke ecur me një shpejtësi të lartë ka marrë përpara furgonin e patrullimit të policisë, ku brenda tij ndodheshin tre efektiv policie.

Nga përplasja e fortë, makina është kthyer përmbys, ndërsa furgoni i policisë është rrotulluar në vend.

Aksidenti i ndodhur përballë gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ ka rezultuar fatal për efektivin, Ervin Haxhiaj, i cili ka gjetur vdekjen, ndërsa dy kolegët e tij janë plagosur.

Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka shoqëruar edhe shoferin e veturës që shkaktoi aksidentin, i cili është A.Kola.

Po ashtu, vazhdojnë hetimet për të zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dinamikës së aksidentit

Comments