Gjukanoviç: Demarkacioni, problem i Kosovës jo i yni

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar sot se demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”.

“Problemi është i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme të Kosovës”, tha Gjukanoviç në Ulqin, raporton agjencia Beta.
Ai më tutje ka theksuar se Mali i Zi, sa i përket Marrëveshjes për demarkacion, i ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare.
Javën e kaluar, qeveria e Kosovës e ka tërhequr nga debati në Kuvendin e Kosovës këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita.