Gjykata shqiptoi vendimin, ja me sa vite dënohet Gruevski (Video)

651

Gjykata Penale ka shqiptuar dënimin ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale. Me vendimin e gjykatës, Gruevski është dënuar me 2 vite arrest, shkruan Gazeta Lajm.
Sipas gjykatëses së rastit, Gruevski është shpallur fajtor për shkak se ndikuar në tenderin për blerjen e Mercedesit në vlerë prej 600 mijë eurove, duke favorizuar ndërmarrjen MakAutoStar.

Gruevski nuk ishte prezent në Gjykatë gjatë shqiptimit të aktvendimit, kurse mbrojtja paralajmeroi ankimim te vendimit.

Në rastin “Tanku”, për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë eurosh është i akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski.

Për shkak të shtatzënisë së Jankullovskës, rastsi i saj është ndarë dhe zhvillohet në procedurë tjetër.

Gepostet von Alsat-M.TV am Mittwoch, 23. Mai 2018

Comments are closed.