Gostivar: Arrestohet 48-vjeçari pasi dyshohet se sulmoi fizikisht gjyshin e tij
Gjatë ditës së djeshme, Departamenti për Punë të Brendshme-Gostivar, ka privuar nga liria 48-vjeçarin nga Gostivari, që siç thuhet në njoftim, ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar.
“Më 10.02.2026 në orën 21:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.Z.(48) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 20:00, për shkak të një zënke familjare, ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet ë njoftimin e policisë


Comments are closed.