Gruaja masakron burrin me thikë teksa flinte
Për motive të dobëta, një grua ka goditur 6 herë me thikë bashkëshortin e saj teksa ia ka qënë duke fjetur. Ngjarja pa pasoja për jetën ka ndodhur në Bulqizë.
Rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasja Rudina Basha, dyshohet se ka goditur 6 herë me thikë, për motive të dobëta, në banesën e marrë me qira nga ana e saj në qytetin e Ri-Bulqizë, bashkëshortin e sajBesnik Basha, 45 vjeç, lindur e banues në Dragu-Bulqizë, gjatë kohës që ai ka qenë në gjumë.
Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e Policisë të autores se krimit.
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit të plagosur, BesnikBasha, për “armëmbajtje pa leje”. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dragu-Bulqizë, ku si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, model 63, së bashku me një krehër me 10 copë fishekë, të cilat i mbante pa leje. /albeu.com/