Grubi: BDI ofron program konkret me projekte, të tjerët llafe shkatërruese pa oferta

218

Artan Grubi shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së ka goditur partitë e tjera përmes një postimi në facebook, duke shkruar se BDI ofron program konkret me projekte dhe perspektivë, derisa të tjerët llafe shkatërruese dhe pa oferta.

Ja postimi i plotë:

Gjersa ata flasin se si do ta shkatërrojnë BDInë dhe cdo gjë që ne kemi bërë, përfshirë dhjetëra mijëra të punësuar, rrugët, universitetet, simbolet, shkollat e mesme dhe fillore, cerdhet, spitalet, muzetë, etj, ne flasim për ide, hapje të vendeve të reja të punës, investime, proekte, bashkim, bashkëpunim, integrim, demokraci, etj.

Ne ofrojmë program konkret përplot me proekte dhe me perspektivë, ata ofrojnë llafe shkatërruese pa asnjë ofertë të vetme konstruktive, por gojën e kanë plot urrejtje dhe shkatërim.

Të gjithë, pa përjashtim, fokusin e fushatës e kanë në fjalime kundër BDIsë dhe të arriturave të sipërpërmendura dhe kjo e bënë shumë të qartë dhe të lehtë zgjedhjen e qytetarëve të cilët midis urrejtjes dhe perspektivës, me siguri do të vijojnë të përcaktohen për stabilitetin të cilin e gjejnë tek BDIja.

Të gjitha anketat, por edhe rrethanat në teren, e konfirmojnë këtë.”, shkruan Grubi.

Comments