Gruevski: Bullgarët kanë mund që të vendosin përmendore në Kajmakcelan në mënyrë legale



Në lidhje me ngjarjet e lidhura me pllakën në Kajmakcalan, nuk mund që ta arsyetoj as vendosjen ilegale të një pllakë përkujtimore nga ushtarët e një shteti tjetër që ilegalisht e kanë kaluar kufirin dhe ilegalisht kanë vendosur një pllakë përkujtimore në Maqedoni, e as mënyrën se si gazetari Milenko Nedelkovski ka vendosur që individualisht dhe me një akt që gjeneron energji negative dhe urrejtje të merret me këtë akt, shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, transmeton TetovaSot.
“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje të madhe historike, me pjesëmarrjen e 1.200.000 ushtarëve nga dy palët, Bullgarisë dhe Serbisë, në përbërjen e të cilëve ka pasur maqedonas, disa si vullnetar e disa me mobilizim të dhunshëm, ku shumica prej tyre, rreth 33.000 kanë qenë në brigadën e 11 në armatën bullgare, e cila brigadë ka qenë e përbërë nga luftëtarët e VMRO-së, ish komit dhe vojvoda, është tërësisht normale që për një ngjarje të tillë historike, e cila në historiografinë perëndimore është emëruar si fronti maqedonas, të ketë një përmendore.
Nëse Serbia ka një përmendore përkujtimore në atë lokacion, nuk shoh arsye nëse edhe Bullgaria kërkon që në mënyrë legale të vendos një pllakë të tillë. Dy shtetet janë fqinje me të cilët kemi histori të përbashkëta dhe nuk ekziston arsye që të trajtohen ndryshe kur bëhet fjalë për vendosjen e pllakave përkujtimore prej tipit të tillë, sidomos pasi që janë larg vendbanimeve dhe askujt nuk mund që t`i pengojnë”, shkroi ndërmjet tjerash Gruevski.