Gruevski: Në rikonstuimin e rrugës Gostivar – Kërçovë do të investohen 8,6 milionë euro
Rikonstruimi i rrugës Gostivar-Kërçovë, e cila është në procedurë do të kushtojë 8,6 milionë euro dhe do t’i përmirësojë kushtet e rrugës për qytetarët dhe turistët, ndërsa është e nevojshme duke marrë parasysh se përgatitja e cila është në vijim edhe ndërtimi i trasesë së re të zgjidhjes së autostradës për atë rrugë do të marrë më shumë vite, vlerësoi lideri i VMRO-DPMNE-së.
Vlera është këtij investimi theksoi ai do të jetë 7,3 milionë euro, ndërsa 1 milionë dhe 300 mijë euro do të kushtojë rikonstruimi i urave, për të cilët paralajmëroi se tenteri do të shpallet në fillim të javës së ardhshme.