“Grujevski”, Specialja në pritje të lejes së DSK-së (VIDEO)

141
fresco

midle

Pasi gjykatësja Lidija Petrovska dorëzoi në Prokurorinë Speciale Publike procesverbalin nga gjykimi i ish drejtorit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, ekipi i Janevës ka kërkuar leje nga policia sekrete që t’i shfrytëzojë provat e grumbulluara kundër tij dhe gjashtë të akuzuarve tjerë. Nuk ka përgjigje në DSK nëse do t’i disklasifikojë provat për nevojat e procedurës gjyqësore.

“Kërkesa për disklasifikim të materialit të provave për rastin që në opinion njihet si “Fortesa 2”, është dërguar në Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit. Deri më sot nuk kemi kurrfarë përgjigje”, thanë nga Prokuroria Speciale.

Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski dhe gjashtë kolegë të tij ngarkohen se kanë shkatërruar dokumentacion zyrtar. Ata kanë djegur 2047 dokumente, prej të cilave 22 kanë të bëjnë me përgjimin joligjor. Kërkesa për disklasifikim të provave erdhi me propozim të avokatit Nikola Dodevski i cili e mbron Grujevskin. Gjykatësja e pranoi kërkesën dhe e obligoi Specialen që fillimisht të sigurojë leje nga DSK dhe më pas provat që tregojnë se është bërë krim, të shfrytëzohen në procedurë gjyqësore. Seanca e ardhshme është caktuar për 17 janar. Nga Specialja thonë se pasi nuk kanë marrë vendim gjyqësor, vet kanë kërkuar të dhëna nga operatori i telekomunikacionit për të cilin ALSAT M më herët zbuloi se sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për Telekomin e Maqedonisë./alsat-m

Comments