VIDEO/ Lindja e Alepos po ‘digjet në flakët e ferrit’ por Perëndimi i qytetit një kontrast i paparë

130

VIDEO/ Lindja e Alepos po ‘digjet në flakët e ferrit’ por Perëndimi i qytetit një kontrast i paparë

Kjo video është filmuar nga një banor i Alepos perëndimor, pjesës së kontrolluar nga forcat besnike të presidentit sirian Bashar Assad.
Banori nuk dëshiroi që emri i tij të bëhej publik, për shkak të frikës se mos e vrasin.
Në videon e publikuar nga “Euronews” shfaqet një pamje krejtësisht tjetër e Alepos, ndryshe nga pjesa lindore e shkatërruara nga lufta dhe me rrugë të përgjakura.
Në video thuhet:
Alepo është një qytet i ndarë në shumë mënyra. Kjo video, e filmuar nga një banor, tregon kontraste ekstreme që mund të shihen në Alepon Perëndimor.
Perëndimi ka mbetur nën kontrollin e forcave besnike të Presidentit Bashar Assad. Kjo nuk do të thotë se i ka shpëtuar luftës, megjithatë në disa pjesë jeta  ka vazhduar si në çdo qytet tjetër.
Kjo pamje shfaqë një zonë që është kapur nga forcat e qeverisë në korrik. Por diku tjetër, në distriktin Al-Sabil, shenjat e konfliktit vështirë se vërehen. Plagët e qytetit janë më të thella se sa dëmi i ndërtesave dhe do të marrin më shumë kohë për t’u shëruar
“.

Lexo edhe

Comments