Haradinaj: Martirët e masakrës së Lybeniqit u shndërruan në gurë themeltar të lirisë

265

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Lypeniqit.

Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se martirët e kësaj masakre u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, këta martirë e obligojnë Kosovën që të mos ndalet në kërkim të drejtësisë deri sa të dënohet të gjithë fajtorët që qënrtojnë prapa kësaj masakre, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme!. /Lajmi.net/

Comments