Haradinaj: Ndalimi i oficerit të policisë, dëshmi që Serbia po vazhdon me logjikën Millosheviqiane

409
fresco

 

midle
Haradinaj: Ndalimi i oficerit të policisë, dëshmi që Serbia po vazhdon me logjikën Millosheviqiane

haradinaj-i-sigurt-dautiDeputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj arrestimit të policit Nehat Thaçi nga serbët.

Ai thotë se kjo është një dëshmi tjetër që Serbia po vazhdon me logjikën e njëjtë “Millosheviqiane”, përcjellë Indeksonline.

Haradinaj thotë se politikanët kosovarë duhet t`i vënë palës serbe kushte strikte të reciprocitetit dhe se nuk duhet të ketë dialog me shtetin që vazhdimisht e përbuz uniformën policore të Kosovës.

Ai bën thirrje që Serbia duhet sa më shpejtë ta lirojë policin Thaçi, i cili sipas Haradinajt ishte ngritur në detyrë falë shërbimit të tij.

Haradinaj thotë se Kosova duhet t`ia bëj të qartë Brukselit se raportet ndërshtetërore nuk do të jetë të mundura me këto lloj sjellje të Serbisë ndaj Kosovës.

Lexoni statusin e plotë të Haradinajt:

Ndalimi i oficerit të policisë është edhe një dëshmi e fortë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër armiqsor ndaj Kosovës, me logjikën e njejtë Millosheviqiane. Koncesionet e panumërta të shtetit tonë duhet të kuptohen drejt nga politkëbërësit tonë dhe t’i ndalin këto praktika, t’i vëjnë kushtet strikt të reciprocitetit. Nuk duhet të ketë dialog me një shtet që saherë mundet përbuzë uniformen tonë Policore , tani duke arrestu me aktakuza të një regjimi të përmbysur që sa vite.

Serbia duhet ta lirojë sa më parë këtë oficer që shërbeu dhe u avancua në detyrë falë shërbimit të tij.

Kosova duhet të ja bëjë të kjartë Brukselit se raportet ndërshtetrore janë të pamundshme me një sjellje të tillë nga ana e shtetit serb.DH

Comments