…
Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, u është ulur në gjunjë të gjithë ushtarëve amerikanë të rënë për liri dhe ruajtje të demokracisë.
Haradinaj ka potencuar se falë kësaj sakrifice të këtyre njerëzve, edhe Kosova gëzon sot i gëzon dhe mbron këto vlera, shkruan gazetametro.net.
“Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje te vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë. Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe mbron këto vlera. Zoti e bekoftë Amerikën!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
Haradinaj llogaritet si një prej liderëve më pro-amerikan në Kosovë. Ai edhe për disa procese në kohët e fundit, e që dikur i kishte kundërshtuar, dëgjoi fjalën e Amerikës./gazetametro.net


Comments are closed.