HASANBEGU DRUAN NGA SËMUNDJET NGJITËSE .DISA LARGOJNË FAMILJET NË MUNGESË TË HIGJIENËS

223

 

Këshilltarja Shtetërore e Ministrisë së Shëndetësisë Jovanka Kostovska të premten tha se në zonat e përmbytura janë lëshuar ekipet për dezinfektim.

Por jo të gjithë në Hasanbeg i kanë parë këta dezinfektues. Disa po pastrojnë vet baltën nga shtëpitë e tyre, por thonë se nuk dinë e as nuk munden vet ta dezinfektojnë mjedisin e tyre.

Jurrem Ismaili tash e sa ditë po e pastron shtëpinë nga mbjetjet që i solli uji.Po mundohet me ato mjete që ka që edhe podrumin ta pastrojë si duhet.Por nga frika se ky pastrim nuk është i mjaftueshëm, ka larguar familjen nga shtëpia.

 

”Familjarët e shtëpisë kemi dërguar në çair, ku të rrinë këtu, a e sheh balta deri ku është, si është katastrofë, ky është problemi, ku të rrinë, të sëmuren fëmijët, tha Jurrem Ismaili, Banorë i Hasnbegut.

Edhe Naim Hamidi ka të njëjtat halle si Ismaili.

Ai kishte larguar familjarët duke druajtur për shëndetin e tyre, dhe vet tani po mundohet që t’i bie pas punëve rreth pastrimit të shtëpisë.

 

“ Nuk po shikojmë humbjet materiale, ajo që po brengosemi më shumë, është që mos të përhapet ndonjë epidemi, e shihni edhe vet se ka nevojë për krah pune, ka nevojë për pastrim, tha Naim Hamidi, Banorë i Hasnbegut.

I kam dërguar gruan, fëmijët të dajt shkaku që mos të vijë deri tek ndonjë sëmundje. Kjo duhet të pastrohet e tera e pastaj të dezinfektohet, ” tha Naim Hamidi, Banorë i Hasnbegut.

 

Ramadan Hamiti hamendet që të jetë dezinfektuar ndokund nëpër Hasanbeg.

Ai thotë se deri tani nuk ka parë ekipe të dezinfektimit.

“Nuk e di unë, këtu tek unë nuk i kamë parë, ndoshta tjetër kund kanë qenë, por të kishin shkuar tjetër kund do të kishin ardhur edhe këtu ndoshta, ” tha Ramadan Hamiti  Banorë i Hasnbegut.

Hasanbegasit bëjnë kërkesë urgjente deri tek Ministria e Shëndetësisë që të dërgoj ekipe dezinfektuese në terren.

Ministria e shëndetësisë nuk është përgjigjur ende në kërkesën për të mësuar nëse ekipet e saj janë shpërndarë edhe në Hasanbeg.

Ekipet dezinfektuese ndërkaq janë parë gjatë ditës në Stajkovc.

Comments