Hasanbegu i shkatërruar të shtunën e zezë.Njerëzit jetojnë mes vdekjesh, rrëmujash dhe shkatërrimit-Foto
Vërshimet që ndodhën të shtunën në mbrëmje duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale, kanë lënë shumë pasoja në Hasanbeg të Shkupit.Në këto foto të Faktiditor mund të shihni se si duket ai vendbanim një ditë më vonë nga gjithë ai tmerr i papërshkruar nga njerëzit.Aty duket gjithçka e shkatërruar, shtëpi të mbuluara me baltë dhe ujë, vetura të shkatërruara dhe kulmi i kësaj të keqeje janë gjithë ato jetëra të shuara që nuk ia dolën dot me atë cunam të tmerrshëm.banorët e Hasanbegut thonë se ndjehen krejtësisht të shkatërruar dhe ato pamje nuk kanë për t’i harruar kurrë në jetën e tyre.E shtuna për t’a do të jetë dita më e zezë dhe përjetimi më i keq ndonjëherë.Atë që kishin ndërtuar me vite iu shkatërrua në mënyrë kaq të dhimbshme brenda një fraksioni kohe.Ata humbën të dashurit e tyre, humbën pronat, pasurinë, bizneset.Tashmë ata jetojnë midis rrëmujash, tmerrit dhe imazheve të trishta .Hasanbegu më shumë se kurrë sot ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne.Ata kanë nevojë për jetë, për ushqim, për veshëmbathje, për ndihma nga çdokush.Hasanbegu është ajo copë toke shqiptare që u trondit kaq rëndë./Faktiditor/.