Haziri: Pranova se ishte zgjidhje konsensuale, s’ka burrë bote që më shpallë tradhëtar

225

Antëtari i pestë i komisonit për media Ad-Hok Lulzim Haziri flet për TetovaSot pas emërimit në këtë komision. Gazetari Haziri thotë se ka pranuar se është zgjidhje konsesuale. “Pranova se ish zgjidhje konsensuale, cka me mbron nga etiketimet e mundeshme” thotë Haziri për portalin TetovaSot

Ndërsa sa i përket asaj se mund të quhet tradhtar nga Naser Selmani siç e quajti Sefer Tahirin dhe Daut Dautin, Lulzim Haziri shprehet ashpër dhe thotë se ska burrë bote që mund ta shpallë tradhëtarë.  ” S’ka burrë bote qe mund të më shpallë mua tradhëtarë! Këtë e them botërisht dhe gjithësecilit” u shpreh Haziri

Ndryshe Lulzim Haziri  është i lindur në vitin 1962 në fshatin Reçan të Gostivarit, shkollën fillore dhe të mesme e kryer  në Gostivar , fakultetin në Prishtinë. Lulzim Haziri ka punuar si gazetarë në Radio Kosovën, Rilindjen, Bujkun, Zërin, BotaSot, dhe në fund në Televizionin e Maqedonisë në programin në gjuhën shqipe.

Comments