Hoti nga shtëpia flet me Bordin e Telekomit, u premton mbështetjen e qeverisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluan sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduan për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, theksoi se Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.
Po ashtu, u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje. /Lajmi.net/


Comments are closed.