Hoti për masat e reja: Vendimet e fundit nga Qeveria nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë
I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë për masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë.
Ai ka thënë se Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.
Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.
Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke. /Lajmi.net/