Howitt trondit Maqedoninë: Duhet të krijohet edhe Gjykata Speciale (FOTO)



Eurodeputeti Richard Howitt i cili është duke qëndruar në Maqedoni, është takuar edhe me Prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva.
” U takova me prokuroren speciale dhe isha në hapësirë të fortë sigurie ku materialet nga përgjimet po ruhen në mënyrë të sigurtë”, shkruan në Twitter, Howitt, në të cilën ai ka shpërndarë edhe foton e përbashkët me Janevën, transmeton TetovaSot.
Ai gjatë konferencës së sotme për shtyp në Shkup, tha se për të dhe për për BE-në është i mirë propozimi i OJQ për të krijuar gjykatë speciale që do të merret me rastet që ngre PSP-ja./TetovaSot/