Zëvendëskryeministri Festim Halili në kremtimin e 26 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë

Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit Festim Halili ka marrë pjesë në një manifestim të veçantë që ka të bëjë me kremtimin e 26 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë transmeton Faktiditor.Halili ka thënë se me këtë rast , Ambasada e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, në krye me shkëlqesinë e saj, ambasadoren Althauser organizoi manifestim për nder të kësaj dite, ku patëm nderin të jemi pjesmarrës dhe ne.
“Ishte rast i mirë për të qenë pjesë e diskutimeve politiko-diplomatike ku u potencua orientimi evropian i vendit dhe sfidave të ndryshme me karakter ndërkombëtar. Paçim dhe festa të tjera të karakterit të unifikimit!” është shprehur Halili./Faktiditor/.
