Agim Nuhiu merr pjesë në konferencën studentore në Universitetin e Tetovës! (FOTO)

204
fresco

midle
14542716_1365408983499085_1421106264_n

Zv/Ministri i MPB-së, Agim Nuhiu merr pjesë në Konferencën studentore në Universitetin e Tetovës. Zv/Ministri i MPB-së Agim Nuhiu ka marr pjesë në Në Konferencën e parë studentore “Stabiliteti shoqëror, sundimi i së drejtës dhe mosdiskriminimi”.

Me këtë rast ai shprehet se ndër të tjera, po e forcojnë edhe partneritetin midis Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Fakultetit Juridik të Universitetit të Shtipit, OSBE- Misionit në Shkup dhe Ministrisë për punë të brendshme,  për  të promovuar domosdoshmërinë e mbështetjes së konceptit të barazisë dhe mosdiskriminimit, respektimit të dinjitetit njerëzor dhe standardeve thelbësore.

“Shumë shpejtë MPB-ja do t’i evidentojë në mënyrë të veçantë veprat e kundërligjshme me motive të urrejtjes. Këtë hap do duhet ta ndjekin gjithësesi edhe Prokuroria dhe gjykatat e vendit! Veprat penale me motive nga urrejtja dhe diskriminimi duhet të kenë një trajtim të veçantë jo vetëm formalo juridik, por edhe pragmatik”, tha Nuhiu.

14522328_1365408800165770_756950535_o14542716_1365408983499085_1421106264_n

Comments