Mustafi shndërrohet në sensacion në rrjetet sociale pas ‘aventurës’ së tij me gjyqtarin kryesor (Foto)



Arsenali fitoi ndaj Burnleyt me rezultat 0-1, e gjitha kjo fal golit të Laurent Koscielnyt.
Në këtë takim dyshja shqiptare Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën nga minuta e parë, por mesfushori shqiptar u zëvendësua në pjesën e parë.
Përveç fitores, sensacion në rrjetet sociale është shndërruar edhe ‘aventura’ e Mustafit me gjyqtarin Craig Pawson në pjesën e parë.
Pawson referoi faull në të mirë të vendësve dhe me këtë nuk u pajtua Mustafi, i cili vendosi t’ia shpjegon në detaje gjyqtarit duelin e tij me lojtarin kundërshtar. /Telegrafi/
Mustafi në drejtim të gjyqtarit, i nervozuar me vendimin e tij.
Shkodrani duke ia shpjeguar se nuk ishte faull. Edhe pse pak e teproi më mënyrën e shpjegimit ?
Mustafi i bindur, se nuk ishte për faull.
Nuk është ashtu siç duket, thjesht një bisedë më ndryshe mes një lojtari dhe gjyqtarit kryesor.