Hoxha Ajni Sinani i përgjigjet Sadullah Bajramit: Muslimanët e kanë obligim t`i studiojnë të gjitha shkencat

205

 

Hoxha Ajni Sinani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kundërshtuar ashpër Hoxhën Sadullah Bajrami i cili thotë se të studijosh drejtësinë është e ndalur në bazë të fesë islame.

Hoxha Sinani shkruan se muslimanët e kanë për obligim ti studijojnë të gjitha shkencat sepse vetëm me dije do të kemi peshë para zotit. Ata që thonë kështu se muslimanët e kanë të ndaluar të studijojnë shkenca të caktuara, ata janë armiqë të islamit dhe duan që ne mos të shkollohemi, shkruan mes tjerash Hoxha Sinani.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Nuk duhet te studjojme ne fakultetin e drejtesise!!! ..Muslimanet e kane obligim te studjojne jo vetem ne fakultetin e drejtesise por ne te gjitha shkencat.. vetem me dije ata mund te jene faktor dhe te kene peshe…armiqte tane duan qe ne te mos shkollohemi …te mos studiojme…qe ata te mund te sundojne mbi ne….prandaj thenja e nje hoxhe se nuk duhet te studiohet ne fakultetin juridik !!! …nje mendesi e tille eshte e huaj per islamin dhe qone uje ne mullirin e armikut … qasja eshte mjerane, plotesisht e gabuar dhe antiislame.. .shume…. shume e demshme….madje absurde…. selam

Comments