Incidenti në Dibër – Dhunimi i administratorit të Tominit, arrestohet një nga autorët

292

Moebel THEMA

Policia vë në pranga një nga autorët e dyshuar për dhunimin e administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda.

Blutë kanë arrestuar shtetasin Qazim Muda, 43 vjeç, banues në fshatin Pilafe si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e punohet për kapjen e shtetasit Dritan Selishta 34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan.

Këta dy shtetas dyshohet se më datë 08.09.2016, në fshatin Pilafe, për shkak të detyrës, kanë goditur me grushta e shkelma shtetasin Nuri Meda, 58 vjeç, administrator i Njësisë Administrative Tomin.

Comments