Lekaj: Zonja ‘Marrëveshje’ duhet të shkojë në shtëpi

86

Moebel THEMA

Pal Lekaj, ka reaguar pas lajmit se BE-ja e demanton Edita Tahirin lidhur me marrëveshjen për targat e automjeteve

‘Demantimi i sotëm nga Maja Kocijançiq i qëndrimit të Edita Tahirit se është arritur marrëveshja për njohjen e tabelave të makinave, është edhe një dëshmi tjetër se si zonja “marrëveshje” në vazhdimësi thotë gjëra të pavërteta vetëm e vetëm për vazhduar dialogu, tashmë abuziv, me Serbinë. Përveç meditjeve, pagave të majme e sorollatjeve të Edita Tahirit, Kosova nuk e ka asnjë përfitim nga vazhdimi i këtij modeli të bisedimeve’, thuhet ndër të tjera në reagimin e Lekajt.

Tutje në reagim thuhet se  ka ardhur koha që këto bisedime të ndërpriten e të bëhet një strategji e kjart se si do të dukeshin në të ardhmen bisedimet për gjërat bilaterale në mes dy shteteve të cilat duhet ta njohin njëra tjetrën. Serbia ka përfituar shumë duke shfrytëzuar paaftësinë e qeverisë dhe delegacionit të saj që e ka përfaqësuar në këto bisedime. Tashmë që një kohë po shihet hapur se “produktet” e kësaj qeverie po e dërgojnë Kosovën në qorrsokak, nga i cili ata që e pësojnë janë vetëm qytetarët e Kosovës, sidomos ata që udhëtojnë shpesh nëpër serbi për të hyrë në Kosovë apo që shkojnë nga Kosova.

Kurse në fund të reagimit të Lekajt thuhet ‘Zonja Marreveshje duhet të shkojë në shtëpi e të mos vazhdojë të na paraqitet si një negociatore e arrirë, sepse ajo emertimin me “z” edhe mund ta ketë, por me shumë e “zorit” se sa e “zonja”./21Media

Comments