Ish-Ministri i Qeverisë teknike nga maji deri në shtator të vitit 2017 , Dritan Demiraj ka marrë së fundi titullin doctor nga Akademia Universale e Paqes Globale ne New York transmeton Faktiditor.ch.Kjo gradë vjen pas disa vite studimesh, kërkimesh, botimi të mbi 30 librave, kontributesh luftarake dhe eksperience akademike brenda dhe jashtë vendit
Demiraj ka shkruar në profilin e tij në facebook se:
Ndjehem krenar per titullin Doktor te marre se fundi ne Akademine Universale te Paqes Globale ne New York dhe mesimdhenien ne kete institucion per Ceshtje te Sigurise Kombetare dhe Humanizmit.
Mirenjohje dhe gjithe bordit udheheqes te AUGP, vecanerisht PhD Madhu Krishan per emerimin si Profesor Nderi dhe perfaqesimin e Universitetit te Kombeve te Bashkuara per Paqen Globale (New York), ne te gjitha aktivitetet nderkombetare qe perfshijne Ceshtje te Sigurise, Mbrojtjes, Kunderterrorizmit dhe Paqes Globale.
Ndjehem me i motivuar se kurre qe te vazhdoj punen modeste te mesimdhenies ne SHBA dhe se shpejti do te sjell per studiuesit e Sigurise dhe Kunderterrorizmit ne Shqiperi e Rajon, nje tjeter liber shume interesant, qe ka lidhje me kete fushe dhe qe botohet per here te pare.
DD, PhD. Nderi i Kombit- Mjeshter i Madh. USA.



Comments are closed.