Ishte në kërkim për vrasje, kapet në Greqi 54-vjeçari


Policia greke ka arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar për vrasje. Sipas mediave greke është arrestuar 54-vjeçari Karafil Beqiri, nga fshati Hormovë i Tepelenës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për vrasje dhe grabitje me dhunë.
Beqiri është dënuar në mungesë me 25 vite burg. Burime nga policia greke bënë të ditur për TCh se, fillimisht Beqiri është përpjekur të mashtrojë agjentët duke paraqitur identitet të rremë, por pas verifikimit të gjurmëve të gishtave ai ka pranuar identitetin e vërtetë.