Izet Haxhia: Sali, kush është baba yt i vërtetë?

189

Moebel THEMA

Izet Haxhia: Sali, kush është baba yt i vërtetë?

Një thirrje e “befasishme” e deputetit Sali Berisha për hetimin dhe dënimin e krimeve serbe në Kosovë përmes një komisioni të posaçëm të OKB-së, shkaktoi dje reagimin e ish-truprojës së tij Izet Haxhia, me një reagim në facebook. Faktikisht ky patriotizëm pas të vjeli, erdhi si “ngacmim” ndaj mbërritjes në finalen e kandidatëve për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, të ish ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç.  Po pasqyrojmë më poshtë reagimin e parë të Izet Haxhisë:

 “Na paska kërkuar “patrioti” i madh, dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943, të dënohen krimet serbe në Kosovë e të krijohet një komision i posaçëm në OKB për hetimin e tyre. A ka hipokrizi më të madhe se të dëgjosh një deklaratë të tillë nga ai që ndoqi e persekutoi, burgosi e zhduku me SHIK-un e tij famëkeq, luftëtarë e patriotë, pjesëtarë të bërthamave të para të rezistencës kundër pushtuesit serb të strehuar në atdheun mëmë, që u futi armë me anë të SHIK-ut në shtëpitë ku banonin, ku i spiunoi po me anë të SHIK-ut e bashkëpunëtorëve shqiptarë në Kosovë tek patronët e tij serbë. Flet për krime e genocid ndaj shqiptarëve ai që u bë arteria kryesore e makinës vrasëse të Milosheviçit, duke e furnizuar me naftë e armë. Harroi ky i paftyrë se nën petkun e trafikimit të armëve relike në Norvegji, dërgoi tonelata armatim për paramilitarët e vëllait të tij biologjik Radovan Karaxhiç për të vrarë civilët në Bosnje. Harroi që me anë të firmës së partisë së tij “Shqiponja” ndërtoi në çdo km në veri nga një karburant që dërgonte naftë pa ndërprerje për vëllain e tij, vrasësin e shqiptarëve Milosheviçin. Harroi kur takohej fshehurazi në Krans Montana me ministrin e jashtëm serb dhe nga ana tjetër për t’u dukur si “patriot” i madh dilte e deklaronte se duhej bombarduar Beogradi. O Tempora o Mores. Çfarë hipokrizie që na dëgjojnë veshët këto 26 vjet nga ky njeri. Dhe duke menduar se ka akoma patriotë budallenj që i besojnë “patriotizmit” të këtij bastardi, në Kosovë e Shqipëri, kur flamurin e nacionalizmit e marrin sharlatanë të tipit Kreshnik Spahiu që ushqehet me paratë e një terroristi si Gulen, mendoj se dita e arritjes së aspiratës sonë për bashkim kombëtar është akoma e largët”.

Akuzat e forta të Izet Haxhisë ndaj ish presidentit -kryeministrit-kreut të PD-së Berisha janë bërë prej kohësh publike. Por nuk mund të mos ngjallnin kureshtje në këtë tekst të Izetit, veçanërisht pjesët: “dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943”, dhe në vijim, “vëllai i tij biologjik Radovan Karaxhiç…”.

DITA kontaktoi me Izetin për ta pyetur se çfarë nënkuptonte ai me këtë “lojë fjalësh”; a mos ishte një romuz për shkak të ngjashmërisë vërtet të dukshme mes Berishës dhe Karaxhiçit? Izet Haxhia na dërgoi sqarimin e mëposhtëm, që vërtet do ta vërë lexuesin në mendime:

“Ja si qëndron çështja. Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Pasi e merr veten ky partizani, lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Kjo bisedë dëgjohet nga Sheqerja, e ëma e Salës, e cila njofton partizanin serb që të largohet menjëherë. Zeqiri merr pushkën e hap zjarr nga penxherja, në dhomën ku flinte partizani serb. Por shtiu mbi krevatin bosh. Ai ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944….

Po ju them dhe këtë: Ndoshta Berisha i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që kishte me Radovan Karaxhiçin, i cili fati e kishte bërë të ishte i biri i një partizani serb nga Bosnja që ishte strehuar në kullën e Berishajve në Viçidol në atë vjeshtë të 1943-it…

Si është puna me të atin e Radovanit? Ai ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori këtë të jatin e Radovanit për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës, sepse në atë kohë Tito po i luftonte çetnikët nacionalistë që i rrezikonin pushtetin. Ka dhe një fakt, kur ka filluar të merret me politikë Radovan Karaxhiçi, janë ngritur çetnikët që ishin në diasporë dhe i kanë thënë që babai jot (i Radovanit) ka futur në kurthin e UDB-së Drazha Mihajlloviçin, që ishte shef i çetnikëve dhe u pushkatua nga Titoja në 1946…”

Nga disa verifikime në internet, del se babai i Radovanit tw lindur në 19 qershor 1945, Vuko Karaxhiç, vërtet ka qenë në fillim me çetnikët, dhe “në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët… Ai u martua me Jovankën 20 vjeçare në vitin 1943, me të cilën pati pesë fëmijë… Pas lufte bëri 5 vjet burg pastaj u lirua…”.

Comments