Ja çfarë thotë De Biasi për ndeshjen me Italinë

220

debiasi1

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, nga Potenza në Itali ku u nderua me çmimin “Alfredo Mancinelli”, përsëriti edhe një herë se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje e veçantë, sidomos për të.

Megjithatë, ai thotë se do të bëjë më të mirën për të marrë një rezultat sa më pozitiv.

“Sfida me Italinë më 24 mars në Palermo, do të jetë një ndeshje mjaft e veçantë për mua dhe pastaj është mjaft e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit. Në këtë ndeshje ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirë”, është shprehur De Biasi.

Comments