Ja pse nuk duhet të flini gjumë kur jeni të inatosur
Nëse jeni të inatosur, atëherë mos u shtrini të flini gjumë, sidomos nëse jeni të martuar.
Kjo këshillë duket se nuk është vetëm për hir të marrëdhënies burrë-grua, por ka edhe anën e vet shëndetësore, shkruan Living.
Një studim i fundit shkencor ka dalë në përfundimin se të biesh për të fjetur me inat përbrenda, e prish gjumin.
Duke marrë parasysh se gjumi i keq ose mungesa e tij çon në probleme me shëndetin mendor, shtim në peshë dhe ulje të produktivitetit në punë, atëherë problemi është i madh.
Psikologët e Universitetit të Ajovës i bazojnë përfundimet e tyre nga vëzhgimi i 436 vullnetarëve.
Ata që i zinte gjumi ende të inatosur me diçka gjatë ditës, bënin një gjumë më të parehatshëm në krahasim me të tjerët.

