Janë bërë mbi 1.200 vlerësime të dëmeve, në terren mbi 300 makina dhe 1.200 pompa

238
fresco

midle
133298564

Janë bërë mbi 1.200 vlerësime të dëmeve të amvisërive, rreth 300 makina dhe 1.200 pompa janë në terren në vendet e përfshira me vërshime në rajonin e Shkupit, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski gjatë vizitës së sotme në Straçincë së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Ai theksoi se banorët e vendit në Straçincë janë mirë të organizuar dhe bashkëpunon me njerëzit që i menaxhojnë makinat.

Informoi se vetëm për tre ditë tërësisht janë pastruar rrugët.

Sot fillon pastrimi i oborreve dhe pastaj do të vijojë edhe pastrimi i rrugëve drejt tokave bujqësore.

Në fshat, siç theksoi kryetari i bashkësisë lokale Adnan Ajrulla, është formuar shtab i krizës i cili në bazë ditore komunikon me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe kryetarin e komunës së Gazi Babës dhe dakordojnë agjendë për ditën e ardhshme çka do të punohet.

Agjenda, siç tha, plotësohet në tërësi gjatë ditës së ardhshme.

Ajrulla shprehu kënaqësi nga ndihma e organeve shtetërore për normalizimin e situatës dhe informoi se tani më tërë fshati është kyçur me energji elektrike. Gjysma e banorëve kanë ujë, ndërsa gjysma tjetër pritet që të kenë ujë gjatë ditës së nesërme.

Theksoi se nga komuna e Gazi Babës veç më kanë marrë gypa të nevojshme për rregullimin e ujësjellësit.

Ajrulla paralajmëroi se për nesër qytetarët  me vetë iniciativë do ta pastrojnë shkollën dhe do ta lirojnë që në të të fillojë mësimi.

Ai e informoi kryetarin e VMRO-DPMNE-së se uji nga Liqeni i Smilkovës nuk është derdhur, ndërsa diga i ka përmbajtur të gjitha vërshimet.

Ekipet profesionale kanë konstatuar se diga me sukses se ka përmbajtur motin e ligë dhe përderisa liqeni dp të lëshonte do të kishte dëm shumë më të madh në Hasanbeg dhe Stajkovc.

Kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski paralajmëroi se së shpejti do të fillojë edhe rindërtimi i rrugëve të cilat ishin me pllaka bekatoni.

Comments