Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sapo ka arrestuar prokurorin e Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani nuk dihen më shumë informacione. Prokurori tani gjendet në stacionin policor Beko, në qendër të Shkupit.

Në këtë stacion ka arritur Katica Janeva, Lençe Ristoska, Fatime Fetai dhe shumë prokurorë tjerë për të gjetur prokurorin e arrestuar nga MPB-së.

Më herët Katica Janeva informoi se e kanë larguar prokurorin e kësaj prokurorie nga objekti i DSK-së dhe ajo ka shkuar në MPB të shohë se për çfarë arsye e kanë larguar nga objekti.

Para gazetarëve ajo tha se do të padis disa persona, në mes të cilëve edhe: zëvendësministri Oliver Andonov, drejtori i Birosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski.