Kriza e emigrantëve, ARM ndalon makinat me 11 emigrantë ilegalë

271
fresco
midle
ARM kumtoi se në aksion është parandaluar kalimi ilegal i 11 shtetasve të huaj, prej të cilëve gjashtë janë fëmijë.
Automjetet me drejtuesit dhe kalimtarët ilegalë janë siguruar dhe u janë dorëzuar organeve kompetente të MPB-së për procedurë të mëtejme.
“Pjesëtarët e ARM-së mbi një vit me kryerjen e detyrave për  vëzhgim, patrullim dhe kontroll në rajonin e përgjegjësisë, parandaluan dhjetëra, ndërsa në ditë të caktuara edhe qindra përpjekje për kalime ilegale të kufirit shtetëror, kështu që sot numri i përgjithshëm është mbi dhjetë mijë”,– thonë nga ARM.
ARM është e gatshme t’i përgjigjet çfarëdo lloji të prishjes së sigurisë së integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe përpjekjet për hyrjen e dhunshme në territorin e shtetit tonë, që është e pranishme nga fillimi i krizës së emigrantëve, theksohet në kumtesën e ARM-së.
Comments