“Jo në emrin tim”, nis peticioni kundër Gjykatës Speciale
Jo në emrin tim” është peticioni që ka nisur nga Shoqata “Çamëria Kosovë”, për të kundështuar vendimet e dala nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kështu ka bërë të ditur Nexhmi Llapashtica.
Ai njofton se synojnë të bëhën mbi 1 milion nënshkrime me këtë moto, të cilët do të dorëzohen në dyert e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Të gjithë ju të cilët e shihni që kjo padrejtësi është dëmi më i madh që i bëhet popullit tonë duke filluar nga ju:
Organizata të dalura nga lufta, shoqata mbarë kombëtare, klube nga Kosova, diaspora si dhe nga të gjitha viset ku flitet shqip, ju lutem të na ndihmoni, për mbledhjen e nënshkrimeve, në komunat e juaja, ku ju jetoni dhe veproni” thuhet në njoftim.
Të gjithë ata që duan të nënshkruajnë peticionin, janë ftuar për t’u lajmëruar te Kryesia e Shoqatës.


Comments are closed.