Kërcënimi/ Belgjika mund të pësojë një tjetër sulm terrorist


Një grup radikal i dyshuar se është i lidhur me ISIS-in mund të jetë duke planifikuar sulm terrorist në Belgjikë.
Informacioni i marrë nga Shërbimet Sekrete tregon se bëhet fjalë për 7 terroristë që presin vetëm të marrin një sinjal nga të dyshuarit e tjerë që ndodhen në Siri. Sipas mediave të huaja, një prej sulmuesve mund të jetë një shtetas belg që ka udhëtuar drejt Sirisë në vitin 2014.
Hetuesit që po mbajnë nën vëshgim këtë shtetas belg me origjinë marokene thonë se rrjetet sociale të tij nuk kanë qenë aktive për disa javë, që dyshohet se ai ose është vrarë gjatë luftimeve në Siri ose mund të jetë duke përgatitur një sulm.
Autoritetet belge dhe franceze e kanë marrë seriozisht këtë kërcënim të mundshëm, por pohojnë se deri tani nuk ka asnjë kërcënim terrorist.
Belgjika u godit nga sulmet terroriste disa muaj më parë, ku humbën jetën 130 persona./SYRI.net/