Zjarr i madh në Ulqin : Çdo gjë varet nga era (Video)

285

“Bërthama” e zjarrit të madh që ka shpërthyer në Kodrën e Bardhë në Ulqin është shuar,kurse gjatë zjarrit janë djegur dy baraka,njoftojnë mediat malazeze.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 11 dhe është përhapur së pari nga era e drejtimit të veriut ndërsa me vonë nga ajo përendimore,kështu që është përhapur shumë shpejt në tërë Kodrën,transmeton RTCG.
Sipas raportit të TV Teuta ,fati i këtij zjarri varet kryesisht nga era.
Së pari zjarri ka rrezikuar të tërë vendbanimin kurse shumica e familjeve janë evakuuar.Shtëpitë janë të sigurta kurse zjarrfikësit falënderojnë vendasit që kanë ngelur aty për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit,transmeton RTCG.
Sipas raporteve më të reja tani më e rëndësishme është që zjarri të mos përhapet në drejtime të tjera.
Zjarrfikësive nga Ulqini po iu ndihmojnë kolegët nga Tivari dhe Budva. Është aktivizuar edhe një aeroplan per shuarjen e zjarrit, raporton UL.info./21MEDIA/

https://www.youtube.com/watch?v=wu6lggQ4LG8

Comments