Hasanbegu ende pa ndihmën paraprake (VIDEO)

116

Moebel THEMA

hasanbeg

Një pjesë e banorëve të fshatit Hasanbeg ankohen se ende nuk kanë pranuar ndihmën paraprake nga komisioni për vlerësimin e dëmeve. Ata thonë se kanë ngelur në qiell të hapur dhe nuk kanë kushte për jetesë, ndërsa presin që edhe atyre tu ndahet ndihma paraprake prej 30 mijë denarëve.

“Deri sot s’kemi marrë asgjë nga askush, përveç bukë vaj dhe kryp, tjetër asgjë s’na kanë ofruar. Ndihma kanë ardhur deri në udhëkryq por vetëm ushqim na kanë sjell pare diçka jo”.

 “Avans s’kemi marrë ndihmë diçka absolutisht asgjë! Ky rajoni jonë nuk ka marrë, ka njerëz të cilët kanë marr, por pjesa jonë askush”!

 Një pjesë e familjeve thonë se nuk kanë ku të qëndrojnë, pasi që shtëpitë e tyre janë të dëmtuara dhe rrënuara dhe se nuk kanë kushte banimi.

“Jo s’kemi marrë prej shtetit asgjë ! Familja jetojnë te Universiteti Fon pasi që nuk mund të jetojnë këtu, unë banoj vetëm, ngase s’ka kushte për jetës siç e shihni edhe vet”.

Kryetari i Lagjes së Hasanbegut, Nijazi Ameti thotë se lagjja ka marrë ndihmën paraprake, por jo edhe pjesa tjetër që njihet si fshati Hasanbeg.

“Afati do të vazhdon deri sa të përpilohen gjitha të dëmtuarit në lagjen Hasanbeg , por mund të them edhe për fshatin Hasanbeg”, tha Niazi Ameti.

Sipas tij, lidhur me këtë problematik duhet të interesohet bashkësia lokale e fshatit Hasanbeg, por nga kjo bashkësi nuk u përgjigjën për TV21. Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se komisioni qeveritar do të bëjë vlerësimin e të gjitha shtëpive të prekura dhe do të ndahet ndihma paraprake.

Comments