Kërcënimi i Kurtit ndaj bizneseve prodhuese, Ramadani: Gjuhë e dhunshme nga dikush pa legjitimtet dhe legalitet
“Gjuhë të dhunshme dhe kërcënim”, e ka quajtur Burim Ramadani, ish-Kryeinspektor i AKI-së, deklarimin e deputetit Albin Kurti ndaj protestës së bizneseve prodhuese të cilët kanë bllokuar për dy orë rrugët hyrëse të Prishtinës në demonstrim proteste ndaj vendimit të ZRrE-së për t’i hedhur në të ashtuquajturin treg të lirë, e që është monopol, të energjisë elektrike.
“Gjuha e dhunshme kundër bizneseve, kërcënimi nga pushteti pa legjitimitet e pa legalitet. Krahasimi i Odave Ekonomike dhe bizneseve me strukturat paralele të Serbisë është asgjë më pak se gjuhë e dhunshme dhe kërcënim nga pushteti ndaj protestuesve. Është qartësim se ky pushtet pa legjitimitet e pa legalitet është kërcënues!”, tha Ramadani.


Comments are closed.