Këshilli Komunal në Tetovë, Qeveria akoma pa vendim

119

Dy javë pasi Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar Qeverinë se këshilli komunal i Tetovës nuk ka miratuar llogarinë përfundimtare në afatin e paraparë më ligj, organi ekzekutiv akoma nuk ka kthyer përgjigje se si tutje duhet të vepron Vetëqeverisja Lokale, shkruan Alsat.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se janë duke grumbulluar të gjitha dokumentet e nevojshme, për të sjell më pas vendimin e duhur.

Moebel THEMA

“Ka një procedurë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërsa ne duhet të shohim se deri ku ka arritur e njëjta. Duke pas parasysh se raporti financiar nuk u soll dhe nuk u miratua brenda afateve kohore, sigurisht se ka pasoja. Kur do të grumbullohet në gjitha dokumentet do të merren vendimi nga Qeveria dhe ministritë përkatëse, ndërsa vendim do të sjell edhe Kuvendi derisa ka nevojë të sillet ndonjë vendim”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeminsitër.

Më 6 qershor skadon afati i Qeverisë për të sjell vendim mbi shpërndarjen e këshillit komunal në Tetovë. Referuar dispozitave ligjore, derisa krijohen kushte për zgjedhje të reja, Qeveria duhet të vendos për një vendim të tillë dhe ta publikon në Gazetën Zyrtare. Situata brenda këshillit të komunës së Tetovës eskaloi pas mospajtime që krijuan lista “Më mirë për Tetovën” me pjesën tjetër të shumicës së këshillit mbi pikën e parë të rendit ditorë për prerjen e pemëve në rrugën “Strasho Pinxhur”. Shumica në këshillin komunal të Tetovës përbëhej nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lista “Më mirë për Tetovën” dhe VMRO-DPMNE-ja. /Alsat.mk

Comments