KIZ angazhon 92 vëzhgues për zgjedhjet në Drenas


KIZ përveç monitorimit do ta vëzhgojë edhe procesin e numërimit të votave
Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), ka njoftuar se do të monitoroj raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit që do të mbahen nesër.
Ky koalicion do të angazhojë 90 vëzhgues ku 72 prej tyre do jenë në të gjitha vendvotimet, kurse pjesa tjetër do jenë të angazhuar në ekipe vëzhguese mobile.
“Koalicioni – do ta ketë Qendrën e saj të komunikimit me publikun, ku përmes konferencave të rregullta që do të mbahen në orën 09:00, 12:00 dhe 17:00 do të prezantojë të dhënat nga tereni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Varësisht nga mbarëvajtja e këtij procesi do të organizohen edhe konferenca të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatën e KIZ.
Sipas kësaj komunikate KIZ do të monitorojë edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë realizimin e të drejtës qytetare për votim, si dhe procesin e numërimit të votave në qendrën e nuemërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces.
Raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit do të mbahen më nesër më 18 dhjetor./21Media