Komuna e Likovës përmes një komunikate nga Shërbimi për informim ,ka bërë të ditur se me rastin e Ditës së Evropës, nesër nga ora 11:00 te pika kufitare Llojan-Miratoc, Komuna e Likovës nga pjesa e R.Maqedonise dhe Komuna e Preshevës nga pjesa e R.Serbisë në mënyrë paqësore , do të grumbullohen dhe do ta japin një mesazh të qartë:”Duam qarkullim të lirë, duam hapjen e kufirit !” shkruan Faktiditor.ch
Në komunikatë thuhet se e theksojmë se Komuna e Preshevës do ta ngrej zërin e saj tek qeveria e Republikës së Sërbisë, ndërsa Komuna e Likovës tek qeveria e Republikës së Maqedonisë.
“Ju ftojmë të gjithve që të merrni pjesë masovikisht, dhe gjithashtu në fund në shenjë senzibilizimi do lëshohen pëllumba të bardhë si dhe tullumbacë të kaltërt dhe të bardhë, duke ua bërë me dije LIRINË !” thonë nga Komuna e Likovës./Faktiditor.ch/


Comments are closed.