Kotzias i shkruan Hahn: Çështja “Çame” nuk ekziston për Greqinë

199
fresco

midle
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias i ka dërguar një letër komisionarit Johannes Hahn, lidhur me çështjen “Çame”.

Në letrën e tij ai thotë se për Greqinë, ko çështje nuk ekziston, ndërsa shpreh shqetësim për deklaratën e Hahn, duke thënë se krijon pengesa.

“Në vend që të mbështesë përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare, komisioneri krijon pengesa të mëtejshme”, shkruan Kotzias.

“Unë përfitoj nga ky rast për të përsëritur edhe një herë qëndrimin tonë të fortë për këtë çështje. Për Greqinë, nuk ka asnjë çështje “Çame”. Prandaj, nuk ka pasur dhe kurrë nuk do të jetë një çështje e tillë për axhendën shqiptare greke”, shkruan kryediplomati grek.

Sipas ministrit grek, nëse Komisioni Europian do të miratojë argumentet nacionaliste të atyre që këmbëngulin në rivendosjen e një problematike jo-ekzistente, kjo do të përbënte pranimin e një tregimi revizionist të historisë europiane, e cila do të frymëzonte irredentizmin, duke rikthyer në shumë pjesë të kontinentit çështje të zgjidhura në mënyrë të pakthyeshme menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore./a.y/noa.al

Comments