Krimi për pasion/ Flet nëna e Jonidës: E dija lidhjen e vajzës, por…

272

Në shtëpinë e 27-veçares Jonida Çanaku, e mbytur prej të dashurit të saj 65-vjeçar janë të shokuar për ngjarjen e rëndë. Vrasjen e së motrës, vëllai i saj thotë se e mësoi nga televizori.

Ai zbulon se Jonida kishte pasur një fejesë të dështuar kohë më pare, nga e cila ishte ndarë me mirëkuptim.

Ndërsa nëna e vajzës së re, pranon se ishte në dijeni të lidhjes së vajzës, por nuk e aprovonte atë.

Nëna e 27-vjeçares thotë se e ka të paqartë arsyen e krimit, pasi vajza nuk fliste për të. Ajo dyshon se shkak mund të jenë bërë grindjet për vazhdimin e lidhjes.

 

Comments